Në mungesë të një programi qeverisës, Kurti po përpiqet të mbajë vëmendjen e elektoratit përmes sulmeve dhe fyerjeve drejtuar opozitës

Në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore, Kurti i Vetëvendosjes,  nuk ka prezantuar ende një program të qartë për katër vitet e ardhshme, duke preferuar të theksojë “arritjet” e qeverisjes aktuale dhe të intensifikojë sulmet ndaj opozitës. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përsëriti sloganin “hajnat në burg” dhe foli për Byronë Vetting-ut, duke akuzuar opozitën për pengesa. Megjithatë, ajo nuk ofroi prova konkrete për progres në reformën ligjore gjatë mandatit të saj. Albin Kurti, e përqendroi fjalimin e tij duke barazuar LDK-në dhe PDK-në si forca të pandryshuara dhe duke përdorur një gjuhë fyeses e denigruese  në ekzaltimin e tij, delirant, para vuvuzelave, që i brohorasin si të çoroditur dhe Në mungesë të një programi të qartë qeverisës, Kurti me kohortat e tij po përpiqet të mbajë vëmendjen e elektoratit përmes sulmeve ndaj opozitës dhe theksimit të “sukseseve” të diskutueshme të qeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …