Në njëvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë u mbajt ceremonia e falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë

Në njëvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë u mbajt ceremonia e falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë

Në njëvjetorin e fillimit të luftës  në Ukrainë është organizuar ceremonia e pritjes dhe dorëzimit te letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryetarja, Vjosa Osmani, kryekuvendari,  Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti. Me këtë rast, Kurti ka thënë se Kosovë mbështet Ukrainën deri në fitore. “Në një ditë të zymtë si kjo megjithatë jemi të lumtur që Kosova jonë është bërë shtëpi e 12 gazetarëve ukrainas. Do të jemi pranë jush si popull si institucione, si dje si sot si nesër. Mbështetje deri në fitore. Ukraina duhet të fitojë sepse vetëm kështu do të ruhet paqja dhe demokracia në kontinentin e Evropës”, ka thënë Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …