Brickos

Alon Ben-Meir

Alon Ben-Meir: Ka shumë gjasa që në takimin e 27 shkurtit, në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë do të arrihet një marrëveshje

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, Alon Ben-Meir, ka thënë se me shumë gjasë në takimin e 27 shkurtit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë një marrëveshje. Ben Meir  ka thënë se marrëveshja pritet të vijë pas presionit të madh nga Amerika, Franca, Gjermania, por edhe nga vendet tjera të BE-së, që Kosova dhe Serbia ta pranojnë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve. Sipas tij, takimi i nivelit të lartë që pritet të ndodhë të hënën mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk do të ndodhte nëse BE-ja nuk do të merrte garanci nga të dyja palët se marrëveshja do të pranohet dhe nënshkruhet. Prej muajsh Kosova dhe Serbia janë nën presion nga SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së për të pranuar planin evropian. Madje, në bazë të deklaratave të të dy liderëve, ky takim i nivelit të lartë në Bruksel nuk do të zhvillohet nëse përfaqësuesi i BE-së nuk ka marrë nga të dyja palët garanci se marrëveshja do të pranohet dhe nënshkruhet. tha Ben-Meir. (Zëri.info)

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …