Në përkrahje të iniciativës nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” një delegacion i Komunës së Skenderajt ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Izbicë

Në përkrahje të iniciativës nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë, delegacioni i Komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe familjarët e viktimave, ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Izbicë, duke vendosur lule të freskëta te lapidari në nderim të 147 viktimave të kësaj masakre. Komuna e Skenderajt i është bashkuar iniciativës nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, me aktivitete përkujtimore dhe homazhe, duke i nderuar viktimat e gjenocidit në Kosovë. Në vazhdën e aktiviteteve përkujtimore, në mbrëmje në Sheshin “Adem Jashari” janë ndezur qirinj, në kujtim të të gjitha viktimave.

Mund të jetë një imazh i monument dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar me bashkëpuntor ka pritur të …