Sot përkujtohet 28 vjetori i sulmit të parë ndaj familjes Jashari dhe rezistenca heroike e kësaj familje emblematike të kombit

Në përvjetorin e 11-të të pavarësisë së Kosovës qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe në Prekaz

As në përvjetorin e 11-të të pavarësisë së Kosovës, nuk u anashkalua tradita e homazheve dhe nderimeve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Qytetarë të shumtë, nga vende të ndryshme të Kosovës, qysh në orët e hershme të mëngjesit të dieles, ia mësynë këtij kompleksi memorial, në kujtim të veprës së familjes së Jasharajve. Përveç flamujve të shumtë kombëtar, në festën e pavarësisë në Prekaz, nuk u pa asnjë flamur i Kosovës. Vizitorët thanë se amaneti i të rënëve për lirinë, të cilën po e festojnë, nuk ka shkuar në vend. Ata që erdhën në Prekaz, përveç homazheve, nuk e kanë lënë pa e vizituar edhe shtëpinë-muze, aty ku u zhvillua e gjithë beteja e kësaj familjeje. Vizitorët kanë thënë se presin nga institucionet e vendit të punojnë për të mirën e qytetarëve. Në nderim të familjes Jasharaj, erdhën edhe një grup studentësh, të cilët thanë se rinia e Kosovës duhet t’i përkujtojë të gjithë ata që punuan për çlirimin e vendit. Për ta nderuar veprën e familjes Jasharaj, homazhe kanë bërë edhe krerët e institucioneve. Nderime dhe homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të partive politike, të cilët erdhën në mënyrë të organizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …