Në pikë kalimin kufitar në Merdare ​kolona arrin deri në një kilometër, ndërsa pritjet më shumë se dy orë

Në pikë kalimin kufitar në Merdare ​kolona arrin deri në një kilometër, ndërsa pritjet më shumë se dy orë

Pikë kalimi kufitar në Merdarë vijon të mbetet me fluksin më të lartë edhe mëngjesin e së mërkurës. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se radha e mjeteve që presin në hyrje dhe dalje tashmë është një kilometër. Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi shkon deri në dy orë ndërsa dalja deri në 2 orë e 40 minuta. Pikë kalimi kufitar Dheu i Bardhë mbetet pika e dytë më e frekuentuar. Pritjet në hyrje dhe dalje shkojnë deri në një orë ndërsa radha e mjeteve është 50 metra. Në pikë kalimin kufitar në Muçibabë radhë vihen re vetëm në dalje ku kolona e mjeteve është 500 metra ndërsa pritjet deri në 30 minuta. Pikë kalimet e tjera kufitare si Vërmicë, Jarinje e Mutivodë kanë më pak fluks dhe pritjet nuk kalojnë më shumë se 15 minuta.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

PDK e gatshme për dialog, por s’ka ftesë formale nga LDK për qeverinë tranzitore

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e …