Në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Serbisë, në Merdarë, është arrestuar nga policia serbe ish ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj

Në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Serbisë, në Merdarë, është arrestuar nga policia serbe ish ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj

Dje në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Serbisë,  në Merdarë , është arrestuar nga policia serbe ish ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj. Lajmin e ka bërë të ditur avokati, i tij Xhevdet Smakiqi.  Ai ka shkruar me këtë rast se Familja Dakaj është nën frikë dhe ankth të madh pasi që polica serbe e ka arrestuar, Hasan Dakajn, ish-pjesëtarin e UÇK-së dhe sipas informatave të para e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli, ku me të drejtë dyshohet se mund t’i nënshtrohet torturave fizike e psikike apo edhe me keq, kështu ka shkruar Smakiqi. Unë menjëherë do të ndërmarr veprime duke i drejtuar  kërkesë Ministrisë së Jashtme se që të interesohet për fatin e shtetasit të Kosovës,  Hasan Dakaj i arrestuar  nga regjimi i Serbisë vetëm sepse ka qenë pjesëtar i UÇK-së, ka shkruar avokati, Xhevdet Smakiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Lirohet nga akuzat për krime lufte në Gjakovë Dragan Ristiq

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Dragan …