Gabriel Escobar

Në prag të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit, Gabriel Escobar, sot dhe nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Shqipëri

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që sot  të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Escobar do të vizitojë Tiranën  sot dhe nesër Ndërkohë, bëhet me dije se i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit, Bajram Begaj më pas edhe me kryministrin Edi Rama. Gjithashtu, Escobar pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe deputetin Gazment Bardhi.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …