Të hënën fillon seminari i 37 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Në Prishtinë fillon edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Nesër në Prishtinë fillon edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Në këtë seminar priten të marrin pjesë rreth 150 studiues nga shtete të ndryshme anekënd botës. Ky seminar ka për qëllim afirmimin e gjuhës, kulturës, historisë dhe traditave shqiptare dhe t’i bëjë të njohura për popuj të ndryshëm si dhe t’i nxitë studiuesit që të merren me probleme të albanologjisë në përgjithësi. Hapja solemne e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të bëhet të hënën në orën 11:00, në sallën e bibliotekës universitare. Punimet e këtij seminari do të zgjasin deri më 26 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Kurti po e ndan shoqërinë në “ne” dhe “ata”, kjo është sjellje totalitare

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe …