leoni

Në pritje të Komisionit Evropian: Çfarë do të përfshijë raporti për Kosovën?

Komisioni Evropian pritet të publikojë më 29 tetor paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportin e Progresit për vendet që janë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo do të jetë paketa e parë e zgjerimit e miratuar nga përbërja e re e Komisionit, që mori mandatin në janar 2025. Në raportin për Kosovën pritet të vlerësohet ecuria në fushat kryesore të reformave, si sundimi i ligjit, administrata publike, lufta kundër korrupsionit, avancimi i shërbimeve publike dhe tranzicioni i gjelbër. Dokumenti pritet të përfshijë vërejtje për vonesat në përmbushjen e obligimeve që dalin nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, si edhe rekomandime për më shumë progres në pavarësinë e gjyqësorit dhe respektimin e lirisë së medias. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet situatës politike dhe të sigurisë në veriun e vendit, si dhe ngërçit institucional pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, që ka ndikuar në ritmin e reformave dhe në zbatimin e Planit të Rritjes të BE-së nga i cili Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro. Raporti pritet të trajtojë gjithashtu masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Sipas sinjalizimeve të deritanishme, organizimi i zgjedhjeve lokale dhe pjesëmarrja e komunitetit serb në to mund të ndikojnë në rishikimin gradual të këtyre masave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Edi Rama kritikon ashpër gjykimin e Hashim Thaçit dhe reagimet e opinionit publik

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dënuar ashpër trajtimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në …