Në pritje të qeverisë së re, zbulohet agjenda e Asamblesë së PS-së

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, do të mblidhet të enjten, më 11 shtator 2025, në orën 09:30, në kompleksin “Xibraku”. Kryesimi do të nisë me fjalën hapëse të kryeministrit Edi Rama. Sipas njoftimit të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, rendi i ditës përfshin hapjen e mbledhjes, miratimin e rendit të ditës, fjalën e kryetarit, diskutime, pyetje dhe pika të ndryshme. Pjesëmarrja e anëtarëve është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë. Në këtë mbledhje pritet edhe zyrtarizimi i emrave të qeverisë së re, pas fitore bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, ku mori 83 mandate. Ky moment shënon fillimin e një cikli të ri qeverisës dhe një faze të re politike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Promovohet vepra madhore e akademik Arsim Bajramit mbi Rambujenë dhe ndërhyrjen e NATO-s

Në ambientet solemne të Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës, më 18 mars 2026, …