leoni

Në Prizren po mbahen aktivitete tematike e përkujtimore me moton, “Ditët e Ukshinit”

Në Prizren po mbahen aktivitete tematike e përkujtimore me moton, “Ditët e Ukshinit”

Në nderin dhe përkujtim të veprimtarit, filozofit, qëndestarit dhe të burgosurit politik të Kosovës,  Ukshin Hoti, sot në Universitetin e Prizrenit, i cili e mban emrin e tij,  u organizua një orë letrare dhe u mbajt një marsh nga studentët, ndërsa nesër do të zbulohet shtatorja e Ukshin Hotit.  Në amfiteatrin e Universitetit të Prizrenit, u mbajt Ora e madhe Letrare, titulluar,  “Për ty Ukshin”, ku pjesën kryesore të aktiviteteve i zhvilluan  studentët e UPZ-së dhe pastaj u mbajt  një marsh po nga studentët, për nder të Ukshin Hotit. Arianit Berisha, kryetar i Parlamentit Studentor të UPZ-së, tha se këto aktivitete po bëhen për nder të vendosjes së lapidarit të Profesorit Ukshin Hoti në oborrin e Universitetit të Prizrenit. Ai tregoi me këtë rast se propozimi për këtë lapidar ishte bërë nga Parlamenti Studentor. Nesër më 27 nëntor 2016, do të mbahen  aktivitetet kryesore, Akademia Solemne si dhe zbulimi i shtatores së Ukshin Hotit.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …