leoni

Në Raportin vjetor të NATO-s rriten shqetësimet lidhur me tensionet në veri të Kosovës dhe ndikimin e tyre, në rajonin Ballkanit

Raporti vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s për vitin 2024, i përpiluar nga Lord Mark Lankaster, shqyrton situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë te tensionet në veri të Kosovës dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Raporti thekson përshkallëzimin e dhunës në veri të Kosovës, duke ngritur shqetësime serioze për stabilitetin rajonal. Mungesa e përparimit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës rrezikon të shkaktojë një konflikt me pasoja të rënda për rajonin. Dialogu i ngecur ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, së bashku me ngërçin politik në Bosnjë-Hercegovinë, pengojnë përparimin e rajonit drejt integrimit evropian dhe shtojnë rrezikun e jostabilitetit, duke inkurajuar gjithashtu përhapjen e rrjeteve kriminale. NATO-ja  ka riafirmuar angazhimin e saj për Ballkanin Perëndimor dhe ka theksuar rëndësinë e përshpejtimit të procesit të zgjerimit të BE-së dhe rritjes së bashkëpunimit ushtarak në rajon. Gjithashtu, raporti apelon për një përqendrim të mëtejshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …