Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, premton rritje pagash 50% për zjarrfikësit dhe favore të tjera

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë premtime të rëndësishme për zjarrfikësit e Mitrovicës. ka njoftuar se, nëse merr postin, pagat e zjarrfikësve do të rriten me 50%, statusi i tyre do të rregullohet me ligj, dhe do të ofrohet sigurim i plotë shëndetësor dhe jetësor për ta, duke  theksuar rëndësinë e kontributit të zjarrfikësve, duke i quajtur ata heronj të përditshëm që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët. Pagat e zjarrfikësve do t’i rrisim për 50%, statusin e tyre do ta rregullojmë me ligj dhe do të ofrojmë sigurim të plotë shëndetësor dhe jetësor për ta. Në çdo zjarr që shuajnë dhe çdo jetë që shpëtojnë, ata rrezikojnë veten për të na mbrojtur dhe mbajtur të sigurt, ka shkruar Hamza. Ai gjithashtu ka premtuar rritje pagash dhe sigurim të ngjashëm për policët, ushtarët dhe punonjësit e inteligjencës, duke theksuar se është i përkushtuar ndaj përmirësimit të kushteve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …