Sot në Reçak të Shtimes, u zbulua shtatorja e ish-ambasadorit amerikan, William Walker

Sot në Reçak të Shtimes, u zbulua shtatorja e ish-ambasadorit amerikan, William Walker

Sot në Reçak të Shtimes, është zbuluar shtatorja e ish-ambasadorit amerikan të OSB-së William Walker, i cili me këtë rast  falënderoi fshatarët dhe familjet e Reçakut, dhe tha se tashmë është bërë pjesë e këtij fshati martir të Kosovës. Kryetari Hashim Thaçi tha se organizatat ndërkombëtarë në atë kohë filluan të mobilizoheshin në Kosovë, në kuadër të këtyre, ishte njeri i duhur i shtetit të duhur, ambasadori Walker. “Në mbështetje të fuqishme të Amerikës  ishte ky njeri i duhur që thoshte të vërtetën dhe që i hapi sytë botës që thirri menjëherë konferencën në Rambuje”, tha ai. Kurse, ambasadori Walker falënderoi të gjithë ata që qëndruan në shi e borë për ta nderuar atë, në ditën e rëndësishme të tij. “Më së shumti dua t’i falënderoj fshatarët e Reçakut dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave jam bërë edhe unë”, saktësoi  z. Voker.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …