Në rrugën “Rilindja Kombëtare” në Malishevë nuk do të ketë parking

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, njofton të gjithë vozitësit dhe pronarët e lokaleve afariste, përgjatë rrugës “Rilindja Kombëtare” në Malishevë, se nga java e ardhshme, 9 janar 2017, nuk do të lejohet parkimi i veturave, nga fillimi i rrugës (te rrethi), e deri afër njësisë së KEDS-it. Për respektimin e ndalimit të parkimit në të dy anët e rrugës, do të përkujdesen zyrtarët përgjegjës komunal dhe Policia e Kosovës.
Shenjat për ndalimin e parkimit në këtë rrugë, janë vendosur tash e dy muaj më parë, ndërsa zbatimi i plotë i ndalimit të parkimit do të filloj nga data 9 janar 2017.
Ndalimi i parkimit në këtë rrugë, bëhet me qëllim të sigurimit të lëvizjes së lirë të veturave në qytet.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …