Në kushte
të tensionuara, sot u mbajt në një sallë të improvizuar seanca e jashtëzakonshme
e Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast, deputetët e koalicionit qeverisës,
miratuan Projektligjin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2016. Për miratimin e
buxhetit votuan 71 nga 79 deputetët e pranishëm në sallën alternative, ndërsa 1
votoi kundër. Ministri i Financave, Avdullah Hoti teksa shpalosi projektligjin
për buxhetin e Kosovës, theksoi se ngritja e buxhetit është paraparë që të jetë
3.8 përqind. Kjo, sipas tij, paraqet rritjen më të lartë në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
