Në shënim të 150 vjetorit të lindjes e 90 vjetorit të vrasjes, sot në kryeqytetin e Kosovës u përurua busti i Hasan Prishtinës

Në shënim të 150 vjetorit të lindjes e 90 vjetorit të vrasjes, sot në kryeqytetin e Kosovës u përurua busti i Hasan Prishtinës

Në 150 vjetorin e lindjes dhe 90 vjetorin e  vrasjes së heroit kombëtar Hasan Prishtina, fondacioni me të njëjtin emër ka mbajtur aktivitete në Tiranë, Shkup, Selanik, Dibër. Sot është inaugurua busti i tij, në Prishtinë, Eshtrat e Hasan Prishtinës, i ka riatdhesuar për herë të parë Qeveria e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, duke i nxjerrë nga Selaniku dhe duke i varrosur në Kukës, qysh në vitin 1997.  Hasan Prishtina u  vra më 13 gusht të vitit 1933, në Selanik, nga regjimi monarkik i Ahmet Zogut, i cili paraprakisht kishte vrarë edhe Avni Rrustemin, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarët të tjerë,  ndër më të njohurit e më meritorët  të kombit shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …