Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë të Kosovës, me rastin e Ditës së Çlirimit, ka parakaluar dhe performuar nëpër sheshet e kryeqytetit. Për të parë performancën e FSK-së, kishin dalë shumë qytetarë, e të cilët u kënaqen duke shijuar artin e kësaj force. Për nder të Ditës së Çlirimit, gjatë ditës janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, por edhe tek shtatorja e heroit të kombit Zahir Pajazitit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
