Në Shkup, u mbajtën protesta kundër vendimit të kryetarit Maqedonisë, për të amnistuar politikanët e kriminalizuar

Në Shkup, u mbajtën protesta kundër vendimit të kryetarit Maqedonisë, për të amnistuar politikanët e kriminalizuar

Në Shkup, janë zhvilluar protesta të fuqishme popullore kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të amnistuar politikanët të cilët hetohen nga Prokuroria Speciale. Disa protestues janë lënduar gjatë përleshjeve me policinë, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar në stacione policore. Situata ka eskaluar në momentin kur forcat e policisë janë përpjekur ta ndalojnë turmën e protestuesve që të mos demolojë zyrën e presidentit. Por, një pjesë e Zyrës Popullore të Presidentit të Maqedonisë është djegur tërësisht. Ata  kanë gjuajtur me vezë dhe gjësende të forta edhe Ministrinë e Drejtësisë, por forcat policore kanë arritur t’i shpërndajnë shumë  prej atje. Mijëra protestues, nën organizimin e organizatës joqeveritare “Protestoj”, u shprehen kundër vendimit të presidentit Ivanov për të falur të gjithë politikanët dhe personat e tjerë, të akuzuar nga Prokuroria Speciale për vepra të rënda kriminale si: falsifikim i zgjedhjeve, shkatërrim i aparaturave me të cilat janë kryer përgjime, pedofili, keqpërdorime financiare dhe shpërdorime tjera të detyrës zyrtare. Protestuesit kanë thënë se presidenti mund “t’i falë kriminelët, por këtë nuk do ta bëjë populli”. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se nga protestat janë arrestuar 12 protestues derisa 1 është i lënduar. Organizatat joqeveritare thonë se numri i të lënduarve gjatë përleshjes me policinë është shumë më i madh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …