Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, zyrtari që i quan anarkistë dhe fashistë liderët e Vetëvendosjes dhe të opozitës, ka deklaruar se serbëve, ashtu sikur edhe tani do t’ iu mundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që pritet të mbahen më 24 prill, meqë ata pretendojnë dhe dëshmojnë se Kosova është Serbi. Qeveria e Kosovës është pajtuar që t’iu lejojë votimin serbëve të Kosovës, përmes qendrave të organizuara nga OSBE-së. Qytetarët e Kosovës të etnisë serbe kanë edhe shtetësinë e Serbisë, e si të tillë, ne duhet t’u mundësojmë atyre që, të votojnë edhe për shtetin prej të cilin kanë shtetësi. Gecaj nuk ka folur se a i lejon Serbia zgjedhjet e Kosovës në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, as ka dhënë shpjegime se a shkelet Kushtetuta me organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të një shteti fqinj, brenda territorit të Shtetit që ka shpallur pavarësinë dhe pretendon të jetë i pavarur, dhe, për më tepër nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë, ndërsa në preambulë të Kushtetutës, Kosovën e konsideron si pjesë të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …