Tema të tjera...
ZPS kërkon që Hashim Thaçit të mos i llogaritet paraburgimi dhe kërkon edhe gjashtë vjet burgim
25/09/2026
Albulena Haxhiu ia përcjell Qeverisë për mendim projektligjin e PDK-së për Dhomat e Specializuara
25/09/2026
Ambasada e SHBA-së: Të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës
25/09/2026
Bedri Hamza ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet vendi. Hamza ka thënë se gjatë takimit është folur për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën dhe të vlerave për të cilat, sipas tij, janë sakrifikuar breza të tërë. Ai ka vlerësuar rolin e veteranëve të UÇK-së, duke theksuar se ata bartin një pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe se kanë sakrifikuar në ditët më të vështira për lirinë e vendit. Hamza ka njoftuar se më 1 tetor, në orën 16:00, do të jetë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, së bashku me veteranët, studentët dhe qytetarët, duke e përmbyllur mesazhin e tij me thirrjen: “Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
