Fiknete Mazrrekaj: Populli thërret: JO NË EMËR TEM!

Po ju shkruaj nga mërgata ; nga vendi i “gernaqave” tujë, po na mallkoni , po na përbuzni ndërsa shpirti në heshtje po më bërtet deri ne kupën e qiellit – deri atje mbi kokat tuaja ku ndriçoj shpirtrat e trimave “gërnaqa” të UÇK- se që ranë për Lirinë e Kosovës, për Lirinë tuaj por, e keni keqkuptuar , e keni keqtrajtuar mërgimtarin, meqë jam dëshmitare kur përcolla vëllezër e edhe shumë tjerë për luftë, kur u nisen me këngë e dritë në ballë, kur luftonin e kur binin ne Altarin e Lirisë.

Jam dëshmitare se zemra e mërgimtarit ndau nga gjaku e djersa e tij për Lirinë e Kosovës.

E çka doni ma shume se edhe jetët e tyre ?!

Mos na ofendoni!

Keni frikën e së vërtetës dhe tokës dhe Zotit dhe gjakut.

UÇK-ja nuk ka vulë partie, ajo është e vulos me gjakun e trimave, me gjakun e mbarë popullit.

Këto ditë, tu’ i pa e tu marr pjesë në këto protesta e tubime në mbështetje të kreut të UÇK-së dhe luftës tonë të pastër çlirimtare, nuk po mundem me nejt pa e thanë një të vërtetë që po më vret sytë e shpirtin dhe jo vetëm mua. Kohët e fundit, e madje gjithë këto vjet në liri, u tentua e po tentohet me çdo kusht që Ushtria Çlirimtare e Kosovës me u kthye në pronë të partive politike. Po po, se u pa që nga politika ka përfitime të mëdha individuale.

Po shohim skena, ekrane e deklarata ku disa “fytyra” po derdhin lot aktrimi të shëmtuar, tu’ u mundu me i vënë ngjyra partiake asaj që ishte dhe mbetet vlera ma sublime e Kosovës.

Po shohim disa fytyra që po sillen sikur janë pronarë edhe të protestave.

Kë po doni me mashtrua? Popullin?

Jo, kurrë!

Populli asht aty me shpirt, e aktorët politikë ndoshta trupin e kanë aty, po mendjen te votat.

Por, po harrojnë një gjë: UÇK-ja nuk i takon asnjë partie!

Populli i Kosovës ishte vetë UÇK-ja, dhe asnjëherë ndryshe.

Unë që po i shkruaj këto rreshta, nuk flas nga zyrat e politikës e as nga interesat e pushtetit. Shkruaj nga kasollja e djersës time ndërtua mbi dheun e përgjaktë por edhe në dhe të huaj.

Flas si motër e dy heronjve që dhanë jetën për këtë tokë, e për mijëra të rënë të tjerë po ashtu. Sa ishin gjallë, në çdo frymëmarrje të tyre, deri në momentin kur ranë në altarin e lirisë, kurrë nuk i dëgjova me thanë asnjë fjalë tjetër përveç se: “UÇK-ja asht vetë populli”.

Ata nuk ranë për flamuj partish, as për mandate e karrige liderësh. Ranë për lirinë e këtij populli.

Prandaj, politikanë e liderë: mos e rreni veten që mundeni me na rrejtë edhe ma gjatë.

Mjaft asht mjaft! Lufta e pastër e vegjëlisë nuk mundet me u privatizu as dje, as sot, as nesër, kur mirë e dini që nga çdo parti e paraluftës dhe pasluftës dolën mijëra e mijëra luftëtarë e ranë mijëra dëshmorë. Dikujt nuk i ka mbetë “fytyrë” me pagua as faturën e moralit në rrafshin kombëtar.

Pikërisht ata kanë marrë ngjyra partish, e si kur duken, si kur nuk duken në sheshe ,reflektojnë shumë dobët.

Ani dikush me ata lot te akullt ne syrin e kameramanit dhe kamerës!!!

Mjaft me aktrim se u bot hora e dheut.

Nuk u deshtë me ndodhë, po ja çka të bën egoja!

Një thirrje e kam edhe për mediat e kamerat që nëpër këto protesta e ndalin syrin, si gjithmonë, vetëm te fytyrat e njohura të politikës, tu’ i injorua ata që vërtet e mbajnë peshën e këtij vendi, peshën e protestave.

Si nuk keni frikë prej kësaj toke të larë në gjak, në lot e në pritje?

Edhe këtë protestë, sikur çdo qëndresë tjetër, po e bën populli i thjeshtë – vegjëlia, ajo që e ndjen dhimbjen e pastër dhe të vërtetë. Ai që e ndjen padrejtësinë e shëmtuar që u bë më 16 shtator.

Në fund, e kam vetëm një pyetje për të gjithë ata që bëjnë teatër:

A aktrohet me luftën?

A aktrohet me sakrificën?

A aktrohet me gjakun e derdhur për liri?!

Jo more, jo! Jo moj, jo! UÇK-ja lindi nga populli dhe i mbetet vetëm popullit! Bukurinë e lirisë e shohim te vegjëlia, askund tjetër.

Lavdi UÇK-së!

Rroftë populli!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Drejtësi për të ndaluarit në Hagë.

Veç drejtësi.

Në emër tim, ata janë të lirë.

Tani,  ti lëmë fjalët, ejani se bashku ti ri-bashkojmë trojet në një shtet: Shqipëri!

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla: DISA DOKUMENTE PËR KOSOVËN DHE VISET TJERA SHQIPTARE NGA ARKIVI I MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNË TË JASHTME DHE MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË SHQIPËRISË - I

Prof. dr. Sabit Syla: LIRIA E SHQIPTARËVE NUK GJYKOHET ME NJË AKTGJYKIM

Aktgjykimi i Hagës ka ngritur shqetësime serioze për pasojat e tij në disa nivele. Ai …