Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu ia përcjell Qeverisë për mendim projektligjin e PDK-së për Dhomat e Specializuara

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ia ka përcjellë Qeverisë për mendim projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.  Haxhiu e ka adresuar projektligjin në Qeveri të mërkurën, duke i hapur rrugë marrjes së qëndrimit zyrtar të ekzekutivit për përmbajtjen e tij. Procedimi është bërë në bazë të Rregullores së re të Punës së Kuvendit, e cila i mundëson kryetarit të Kuvendit t’ia përcjellë Qeverisë një nismë ligjore për mendim edhe pa kaluar paraprakisht në Kryesi. Qeveria ka 30 ditë nga pranimi i projektligjit për të paraqitur mendimin me shkrim. Nëse ky afat kalon pa u dorëzuar përgjigjja, projektligji mund të vazhdojë procedimin në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Pas vendimit në Hagë, kërkohen hapa konkretë ndërsa kriza institucionale vazhdon

Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, në skenën politike në Kosovë janë shtuar …