Kryeministri Edi Rama mbajti fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, në Shkodër

Në Shqipëri fillon zbatimi i programit të kredive të favorshme për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit

Në Shqipëri fillon nga  zbatimi programi i kredive të favorshme për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. I pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishte kryeministri Edi Rama, i cili  siguroi se “ky është vetëm fillimi i një rruge të re mbështetjeje afatgjatë për familjet e reja të atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”. Kryeministri theksoi se ky program i dhënies së kredive për shtëpi për të gjithë ata që kanë familje të reja me të gjitha interesat e marra përsipër nga shteti e bën plotësisht të mundur që ata të marrin një kredi dhe të blejnë një shtëpi. Sot interesat bankare janë mbi 6%. Janë shumë për dikë që ka vetëm një pagë. Nuk është e lehtë për bankat ta japin këtë kredi duke pasur parasysh perspektivën ndërsa duke pasur kredi pa asnjë interes ndryshon tërësisht norma”, u shpreh Rama. Kryeministri siguroi se ky është program fitues për të gjithë ata që përfshihen. “Ne kishim 300 kuota këtë vit. Është hera e parë. Procesi ka pasur probleme të natyrës burokratike, por është vetëm fillimi. Ne dhe aplikantët do të mësojmë. Vitin e ardhshëm do të kemi mundësinë ta zgjerojmë numrin dhe të gjitha këto kategori të bëhen me shtëpinë e tyre”, tha Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …