Në Skenderaj nga 25 -29 mars 2019 organizohen aktivitete në shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit

Në Skenderaj nga 25 -29 mars 2019 organizohen aktivitete në shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit

Komuna e Skenderajt nga 25 -29 mars 2019 organizon shumë aktivitete në shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit dhe martirëve të lirisë. Agjenda e aktiviteteve në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, të organizuara nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari.

  • 25.03.2019 në orën 10:00 – bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve Beqir Meha e Ajet Beqiri, Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë.
  • Më 25.03.2019 në orën 14:00 – mbahet aktiviteti kulturor “Avancimet kulturore prof.Ajet Beqiri”, Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”.
  • Më 26.03.2019 në orën 9:00 – bëhen homazhe pranë varrit të dëshmorit Mustafë Qorraj në Pemishtë, tek varri i dëshmorit.
  • Më 26.03.2019 në orën 9:30 – bëhen homazhe tek varrezat e martirëve në Pemishtë.
  • Më 26.03.2019 në orën 11:00 – bëhen homazhe pranë varrit të dëshmorit Ilir Lushtaku, Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë.
  • Më 26.03.2019 në orën 12:00 – mbahet Akademi përkujtimore për nder të 20 – vjetorit të rënies së dëshmorëve Beqir Meha, Mustafë Qorraj, Ilir Lushtaku dhe Avdullah Kodra, Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”.
  • Më 26.03.2019 në orën 13:00 – bëhet hapja e turnirit për veteranë të futbollit në futsal, Palestra e Shkollës Profesionale në Skenderaj.
  • Më 27.03.2019 në orën 11:00 – bëhet inaugurimi i ujësjellësit për 12 fshatra të Skenderaj, Shkolla “Abedin Rexha” Turiqec.
  • Më 28.03.2019 në orën 8:00 – mbahet ora a parë e mësimit i kushtohet Masakrës së Izbicës, në të gjitha shkollat e komunës.
  • Më 28.03.2019 në orën 9:00 – 10:30 – nën patronatin e Kryetarit të Republikës së Kosovës, SH.T. z.Hashim Thaçi, organizohen homazhe shtetërore në Kompleksin e Varrezave në Izbicë.
  • Më 28.03.2019 në orën 12:30 – nën patronatin e Kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, organizohet Akademi përkujtimore në kujtim të dëshmorëve dhe martirëve të Masakrës së Izbicës, Salla e Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
  • Më 29.03.2019 në orën 10:00 – bëhen homazhe pran varrit të dëshmorit Avdullah Kodra, Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …