Në Skenderaj u mbajt ceremonia e shpërndarjes së mjeteve bujqësore për gratë fermere

Në komunën e Skënderajt të martën u organizua ceremonia e shpërndarjes së mjeteve bujqësore për gratë fermere përfituese nga projekti “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”, i zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) në partneritet me UN Women dhe i financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sabit Ferizi, si dhe përfaqësuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi në Kosovë, Naser Krasniqi.

Në fjalët e tyre, Kryetari i Komunës Sami Lushtaku dhe përfaqësuesi i FAO-s, Naser Krasniqi theksuan rëndësinë e mbështetjes së grave në bujqësi dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, me synim zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë dhe fuqizimin e grave në zonat rurale të komunës sonë.

Procesit të përzgjedhjes së përfitueseve i kanë paraprirë trajnimet për gratë aplikuese, të organizuara në kuadër të projektit, të cilat kanë synuar ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen e tyre për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore. Pas kësaj është zhvilluar edhe faza e vlerësimit dhe monitorimit në terren nga komisioni përkatës, me qëllim të përzgjedhjes sa më të drejtë të përfitueseve dhe identifikimit të nevojave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt dhe KRM “Pastërtia” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Alberton …