Në Skënderaj u vu gurthmeli për ndërtimin e objektit modern të Bibliotekës dhe Muzeut të qytetit

Në Skënderaj të enjtën u vu gurthemeli nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj, për ndërtimin e objektit modern të Bibliotekës dhe Muzeut të qytetit.

Projeksionet e objektit janë bërë të atilla që të shpërfaqin elemente kombëtare, si krahët e shqiponjës dhe okarinën, që krahas Kullës së Jasharëve, është simbol zyrtar institucional që identifikon Komunën e Skënderajt.

Biblioteka dhe Muzeu kanë qenë premtime të Qeverisjes Nura, një projekt ky që i ka munguar qytetit tonë në fushën e artit dhe kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt vlerësohet lart në Raportin e Monitorimit të Konsultimeve Publike për vitin 2024

Në Raportin e Monitorimit të Konsultimeve Publike për vitin 2024, të realizuar nga Instituti Kosovar …