Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku; Marrëdhëniet mes Kosovës e Amerikës, nuk varen vetëm nga Shtëpia e Bardhë, por edhe kush e udhëheq Kosovën

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  nuk varen vetëm nga kush është në Shtëpinë e Bardhë, por edhe kush i udhëheq institucionet e Kosovës. Ajo ka bërë thirrje që bartësit e institucioneve të Kosovës dhe eksponentët e lartë politik të kenë gjuhën shumë më të kalibruar, pas zgjedhjeve të fundit në Amerikë  ku Donald Trump është zgjedhur krytetar. Vlora Çitaku ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet që të angazhohen fuqimisht në përforcimin e misionit diplomatik në Uashington, i cili sipas saj është lënë me dy-tre diplomatë. Ajo ka shtuar se Kosova nuk duhet të lihet në harresë nga administrata Trump, por një gjë të tillë e quan të mundur “vetëm nëse Kosova është pro aktive dhe në Uashington imponohet si zgjidhje, jo si problem, ka thënë ajo  për “EO”.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …