Në Sot në Tiranë për herë të parë mbahet Samiti i NATO-s

Po qëndrojnë për dy ditë në Tiranë, 38 delegacione në Takimin e Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s

Sot, për herë të parë në Tiranë mbahet Konferenca e Komitetit Ushtarak. Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s dje kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar dhe janë pritur fillimisht nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka premtuar se Shqipëria do të shtojë numrin e forcave ushtarake në Afganistan me një togë. Ata janë mbledhur për të diskutuar për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe për të dhënë rekomandime për vazhdimësinë e misioneve “Resolute Support” në Afganistan dhe KFOR në Kosovë. Sot shefat e shtabeve të NATO-s do të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të Aleancës, i cili do ta marrë detyrën në verën e vitit 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …