Në vazhdën e luftës në Ukrainë, shqetësim paraqet edhe Moldavia, e cila mund të pushtohet nga Rusia

Në vazhdën e luftës në Ukrainë, shqetësim paraqet edhe Moldavia, e cila mund të pushtohet nga Rusia

Moldavia është  vend i vogël në Evropën Lindore, me një popullsi prej 2.6 milionë banorë, dhe tashmë po i vuan pasojat e luftës në Ukrainë, me më shumë se 400 mijë  refugjatë në tokën e saj. Por, Qeveria në kryeqytetin Kishinjev është e shqetësuar se konflikti mund të arrijë në kufijtë e saj. Dhe, në qendër të këtyre shqetësimeve është rajoni separatist pro-rus i Transnistrisë. “Është një situatë komplekse dhe e tensionuar. Ne jemi vigjilentë. Do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin, për të forcuar sigurinë e shtetit dhe për të mbrojtur qytetarët tanë”, ka thënë presidentja e Moldavisë, Maia Sandu. Gjenerali Rustam Minnekajev, ka deklaruar se  forcat ruse synojnë të marrin kontrollin e plotë të pjesës jugore të Ukrainës, gjë që do t’i siguronte pastaj Moskës  lidhje direkte me Transnistrinë. Pas këtij paralajmërimi, Transnistrinë e kanë goditur një seri sulmesh me granata, përfshirë një në Ministrinë e Sigurimit të Shtetit në qytetin Tiraspol. Viktima nuk ka pasur, ndërsa Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …