Me mbledhje komemorative është nderuar vepra e mësuesit të ndjerë Ramë Gacaferi

Në sallën e asamblesë Komunale në Junik, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, u mbajt mbledhje komemorative për të nderuar veprën e mësuesit, zëvendësdrejtorit dhe veprimtarit të shquar të arsimit në Junik i ndjeri Ramë ( Bardhosh ) Gacaferi i cili ndërroj jetë me datë 08.05.2022. Për ta nderuar veprën e mësuesit Ramë, te pranishëm në këtë akademi ishin shumë qytetarë, koleg, nxënës dhe familjarë të të ndjerit. Komuna e Junikut do ta kujtoj si një punëtor të zellshëm i arsimit në Junik duke lënë prapa veprimtarinë për arsimimin e shumë gjeneratave. Fjalimi i kryetarit të komunës së Junikut gjate mbledhjes komomerative: “E nderuara  familje Gacaferi, të nderuar të pranishëm, më lejoni që në emër të stafit të Komunës së Junikut dhe në emrin tim personal , të ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Gacaferi për humbjen e të dashurit të tyre, juve kolegë të arsimit si dhe të gjithë juve të pranishëm për humbjen e mësuesit të shkollës fillore z. Ramë Gacaferi. Sot papritur mora lajmin e hidhur për humbjen e punëtorit të arsimit të shkollës fillore Edmond Hoxha në Junik z. Ramë Gacaferi. Pikëllimi për ne e sidomos për familjen Gacaferi është i madhe, por krenaria  është edhe më e madhe për kontributin që dha në arsimimin dhe edukimin e breznive të reja. Rama kaloi nëpër shumë sfida të jetës ngase rrjedhtë nga një familje e madhe patriotike e Gacaferve, kontributi i së cilës ishte i dalluar në kohëra të ndryshme. Kjo e forcoi dhe e kaliti mësuesin Ramë ti përballonte me sukses sfidat e jetës. Mësuesi Ramë shkollën fillore e kreu në Junik, ndërsa shkollën e mesme në  Gjimnazin “ Vëllezërit Frashri” – në Deçan. Regjistron SHLP në Prizren, drejtimi gjuhë angleze, por për shkak të kushteve të vështira e ndërprenë dhe punësohet si arsimtar i gjuhës angleze në gjimnazin Vëllezërit Frashri në Deçan e më vonë në paralelet e ndara në Prejlep dhe Junik në variantin C – nëpër shtëpi. Kontribut të vazhdueshëm dha në shkollën fillore Edmond Hoxha në Junik, si mësimdhënës dhe zëvendës drejtor i shkollës. Ishte i afërt me nxënës dhe bashkëpunëtor i ngushtë me kolegë të punës. Shkëmbimin e përvojave e pranonte dhe kjo i ndihmoi që ti kaloi me sukses të gjitha sfidat dhe vështirësitë e jetës. Familjar të nderuar të familjes Gacaferi, kolegë të arsimit dhe ju bashkëvendas të pranishëm edhe një here pranoni ngushëllimet e sinqerta për humbjen e babait, mësuesit të shkollës sonë, jam thellë i bindur se mësuesin Ramë me pietet do ta kujtojnë dhe nderojnë breznitë e vjetra dhe të reja për kontributin që ka dhënë për shkollimin e të rinjve dhe për ngritjen  e shkollës shqipe në Junik, prandaj rrini krenarë që e patët udhërrëfyes të punës dhe jetës. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …