Në vend të Himnit të Shqipërisë, stafi i stadiumit kombëtar të Francës, kishte intonuar himnin e Andorës

Ngatërresa, e cila bëri që të vonohet fillimi i ndeshjes Francë-Shqipëri me disa minuta të sikletshme, që gati u kthyen në një incident, u shkaktua nga organizatorët francezë. Në vend që të vendosnin himnin e Shqipërisë, stafi i stadiumit kombëtar të Francës, “Stad De France”, kishin vendosur himnin e Andorës. Arsyeja se pse ndodhi një ngatërresë e tillë është e paqartë, por kjo bëri që lojtarët shqiptarë të mos vazhdojnë procedurën e dhënies së dorës, dhe të gjithë u vunë në pritje derisa organizatorët të gjenin himnin shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Gjendja është bërë e neveritshme

Duke folur për gjendjen e krijuar në venin tonë nga mos krijimi i institucioneve qendrore, …