Adem Zogiani ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja, pasi mendon se kjo parti ka degraduar nga vlerat e saj të dikurshme

Ish- kandidati për kryetar të Fushë Kosovës dhe anëtar i hershëm  nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Zogiani ka dhënë dorëheqja nga kjo parti. Arsyeja e dorëheqjes, sipas vlerësimit të tij është degradimi që ka pësuar kjo parti. Në dorëheqjen e tij ai i ka thënë Kadri Veselit se nuk mund ta luftojë korrupsionin pasi që në partin e tij i ka njerëzit më të korruptuar. “Ju edhe pse jeni të njoftuar nga kompania audituese e Pasqyrave Financiare e miratuar nga Kuvendi i Kosovës asnjë veprim nuk keni marrë gjer më sot….”, ka thënë ai. Ky reagim i Zogianit vjen pasi që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli para ca ditësh bëri thirrje për t’u bashkuar dhe nënshkruar Aktin kundër korrupsionit e shpërdorimit të detyrës zyrtare. Unë nuk do të jem më  anëtar as simpatizant i PDK-së pasi që kjo parti ka  degraduar,  duke larguar dhe anashkaluar, duke ngritur e montuar aktakuza te ata që e formuan dhe forcuan PDK-në, dhe e sollën deri këtu, tha Adem Zogiani, veprimtar i hershëm dhe vëlla i dy dëshmorëve të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Debati për Specialen zhvendoset në Kuvend, partitë përballë ndryshimeve të ligjit

Pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, …