Në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc, të regjistruar janë 1 mijë e 80 qytetarë me të drejtë vote

Në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc, të regjistruar janë 1 mijë e 80 qytetarë me të drejtë vote

Në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc, të regjistruar janë 1 mijë e 80 qytetarë me të drejtë vote. Në votimin e parë dhe përsëritjen e dytë, bartësi i listës Shaip Kamberi e kishte fituar mandatin e deputetit, por ankesat e partisë së Ivica Daçiqit, të cilit i humb një deputet me fitoren e shqiptarëve, bëri që në këtë vendvotim zgjedhjet të përsëriten edhe për herë të katërt. Komisioni Republikan Zgjedhor ka caktuar datën 23 qershor për mbajtjen e këtij rundi zgjedhor në Tërnoc të Bujanocit. Fejzi Beqiri, thotë se Komisioni Republikan Zgjedhorë me aktvendim të posaçëm e ka caktuar datën e zgjedhjeve e cila është për datë 23 qershor 2022 ditë e enjte. Ai po ashtu tha se Komisioni Komunal Zgjedhor i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura ashtu siç kërkohet me dispozitat ligjore. Ndërkohë edhe përfaqësuesit e tri subjekteve politike që formojnë Koalicionin e Shqiptarëve: PVD, PD dhe LPD-së janë shprehur të gatshëm për pjesëmarrje edhe në këtë radhë të  zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht sistemin e avancuar PANZERFAUST 3, si …