Për herë të parë që nga viti 1998, kur Serbia kishte filluar luftën e armatosur kundër shqiptarëve në Kosovë, sot pas 24 vitesh në Kishën e braktisur serbe, të ndërtuar dhunshëm nga regjimi i Milosheviqit, në vitet 90, është mbajtur një liturgji nga Peshkopi Teodosije me priftërinj dhe besimtarë në kishën jo zyrtare, për nder të ditës së ngritjes, thuhet në deklaratën e Dioçezës. Kjo kishë për shkak të kontestit pronësor dhe protestave të herë pas hershme që kanë mbajtur liridashësit e Kosovës, vazhdon të jetë njëlloj strehe për lypsarë por edhe për delikuente të ndryshe, që fshihen atje. Për meshën e sotme në atë kishë nuk ka asnjë reagim qeveritar. Duket se politikanët serbë, për qëllime politike kanë provokuar këtë rast, disa ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Bruksel. Në këtë liturgji ka marrë pjesë edhe deputeti i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq.
Kontrolloni gjithashtu
David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën
Ish-analisti i mirënjohur në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …