Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka marrë pjesë në një diskutim të hapur me temën “Menaxhimi i migracionit,” që u organizua nga Shoqëria Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ). Ky aktivitet, i cili mblodhi përfaqësues nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal, u fokusua në trajtimin e çështjeve të migracionit të parregullt dhe të rregullt. Me këtë rast nënkryetari Aliu, ka mbajtur një fjalë rasti ku e konsideroj si shumë të rëndësishme këtë temë që është zhvilluar sot me mekanizmat relevant. Ai tha se ky takim mund të lehtësojë bashkëpunimin në trajtimin e kësaj çështjeje.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.

