Kryetari amerikan, Donald Trump, po përgatit ekipin e tij me të cilin do të drejtojë shtetin për katër vitet e ardhshme. Pozita më e përfolur ka qenë ajo e Sekretarit të Shtetit për të cilën kanë qarkulluar emra të ndryshëm në media, përfshirë edhe atë të Richard Grenellit. Megjithatë duket se ish-emisari i Trump s’është përzgjedhur për një prej posteve më të larta në Administratë dhe Marko Rubio me shumë gjasë do të jetë pasuesi i Antony Blinken. Për këtë ka shkruar edhe një prej njerëzve që ka punuar gjatë administratës Trump si këshilltar për Siguri Konbëtare dhe ka qenë bashkëpunëtor i Richard Grenell. Robert O’Brien ka thënë se Trump po mbledh të gjithë yjet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në ekip. Ai ka përmendur Eliz Stefanikun, që është përzgjedhur për Përfaqësuese në Kombet e Bashkuara, Marco Rubion për Sekretar Shteti dhe Mihael Walc për Këshilltar të Siguri Kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …