Sadete Islamaj: JO NË EMRIN TIM POR NË EMËR TË TRADHËTISË

 „ Tradhëtor,ti na nxive,na le pa atdhe.

Ti na çthure,na çkule,na çduke çdo fe,

Varfëri,poshtërsi,robëri ti na dhe…“

   Jo rastësisht e fillova këtë shkrim me vargjet e Fan S. Nolitt, jo vetëm sa për ta shprehur revoltën  tim kundër këtij vendimit  të padrejtë  në Hagë, por edhe për ta portretizuar sado pak figurën e tradhtarëve dhe rolin e tyre  gjatë këtij procesi gjyqësor. Nuk po  ju drejtohem si emra por, po ju drejtohem si ndërgjegje : „Tradhëtor, na lat pa atdhe“.  Kjo nuk është thjeshtë një thirrje por është dhimbje e një populli që e ka paguar shtrenjtë çmimin e lirisë. Ata ende e kanë të freskët në kujtesën e tyre se pas çdo flamuri që valon ka njerëz që kurrë nuk u kthyen në shtëpi. Pas çdo ditë lirie nënat pritën bijtë e tyre që nuk i panë më. Ka baballarë që tërë jetën mbetën me fotografitë e fëmijëve në duar e shumë fëmijë që u rritën pa  përqafimin e prindërve të tyre. Prandaj, sado që sot ata janë  fshehur pas perdes se gjykatës me maskat e tyre , jam e bindur se një ditë e vërteta do të triumfojë  e maskat e  tyre do të  çirren. Kurse ajo pjesë e popullatës që me naivitetin dhe padijen e tyre ranë preh e propagandës së tyre    një ditë do ta kuptojnë të vërtetën e do të turpërohen para vetvetes.  Këtu është fjala  për ata individë  që më vetëdije të plotë i shërbyen qeverisë serbe  përmes dëshmive  të fabrikuara në Beograd.

 Sot, më shumë se kurrë është kuptuar nga pjesa më e madhe e popullit se tradhtia si akti më i shëmtuar moral i njerëzimit është  dënuar edhe nga  vet Dante në rrethin e nëntë të „ Ferrit“.

 Vërtetë gjykata në Hagë e dha vërdiktin e saj duke i dënuar padrejtësisht me tetëdhjetë e një vite burgim krerët   Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës, ndër denimet më  drastikët në historinë e kombit tonë. Por kjo  gjykatë na dha edhe për  të kuptuar se nuk ishte vendim në emër të popullit të Kosovës sado që u përpoq t’ia atribuoi  ati, ky gjykim u bë në emër të tradhtisë. Tashmë është e kuptueshme se përtej viteve të burgimit qëndron historia, lufta dhe kujtesa e një populli të lashtë, ndër më të lashtit në Ballkan. Mbi të gjitha qëndron pyetja: deri kurë do të jemi prehë e pazareve politike të Evropës?!

Kosova nuk e fillojë luftën për të pushtuar toka, Kosova e filloj luftën sepse një popull i tërë kërkonte të jetonte i lirë në trojët e veta dhe kjo e vërtetë historike nuk mund të tjetërsohet nga asnjë sallë gjyqi në Botë. E as nga spiunët shqipfolës që për interesat e tyre personale u bënë dëshmitar të një tradhtia kombëtare.

Historia na ka mësua se në të shumtën e rastërve dënimi më i madh si komb na ka ardh jo nga pushtuesit por nga bashkëpunëtoret e tyre. Ndoshta  narrativa e këtyre ngjarjeve të trishta e nxiti Richard Holbrooke vite më parë të shprehte këtë opinionin : „ E kemi  ditur që shqiptarët në Kosovë duhet ti mbrojmë nga kriminelët serb, por nuk e kemi paramenduar se do të na duhej ti mbronim edhe nga vetvetja- shqiptarin nga shqiptari“.  Prandaj, sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar „zotri“ kryeministër Kurti.

 Në  mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, në mund të kemi mendime dhe bindje të ndryshme politike por kjo nuk do të thotë se për interesa të ulëta personale ne duhet të veprojmë kundër atdheut tonë. Para personalitetit tuaj, dhe mbi çdo gjë është dashur të jetë dinjiteti i shtetit tonë. Atdheu ( kuptohet, nëse ju i referoheni Kosovës si atdhe), nuk është fjalë që përdorët vetëm kur t‘iu  leverdisë juve, nuk është flamur që duhet ta përdorësh vetëm kur do ti dhe si do ti.  Kosova është toka ku kemi lindur, është gjuha që e flasim, është kujtesë që e trashëguam, histori  që e mbajmë mbi supe dhe përgjegjësi që duhet tua lëmë brezave. Për këtë arsye  me të drejtë ekziston  një kufi që nuk guxon të shkelët  për asnjë çmim: se atdheu nuk tradhtohet, ai duhet të mbrohet edhe në paqe kur dihet se në kufi kemi një ish pushtues që lufton për ta zhbërë shtetin tonë.

Nga përvoja e hidhur historike kemi     kuptuar se ai që punon me vetëdije kundër interesave të shtetit të vet në bashkëpunim me të huajt quhet tradhtar. Prandaj më shumë se kurrë sot është koha ta dëshmoni qëllimin e rrugëtimit tuaj duke u bërë krah me popullin e jo më partinë. Një komb nuk guxon të gjykohet në katër emra, ata morën dënimin në emër të gjakut të derdhur për liri. Ky dënim është absurdi më i madh i kësaj epoke.

„ Tradhtari kurrë mos u lindë, po u lind, mos u rritë, po i rritë mos u shtoftë, veç u faroftë“ , thoshte dikur Idriz Seferi.

  16 SHTATORIT

 ( Në frymën e një elegjie të Nolit)

Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,

Na mbushë sofrën me lot e me dhe,

Na e këpute këngën, na e ngrive zërin,

Po se mbytë dot Kosovën, se mbytë dot nderin!

O ditë e gjashtëmbëdhjetë shtatorit

Ditë e rëndë për tokën arbërore;

Ç ‘plagë na hape në zemër

Ç ‘heshtje na hodhe mbi flamur.

Në Hagë morën vendime

Si gur të rëndë mbi kujtesën,

U dënuan burrat e luftës,

Po nuk dënohet liria.

Kush e dënon atë nënë

Që pret djalin në prag?

Kush i dënon ata bijë

që ranë për flamur në kufijtë?

Mos na kërkoni heshtje

Se heshtja është varr,

Kur mbi të vërteten hidhet dhe

Heshtja është plagë.

Kur historia shkruhet pa ne.

Nëse drejtësi kërkon bota,

le të kërkojë për të gjithë.

Nëse viktimat kanë zë;

le të dëgjohet edhe zëri ynë.

Mos na ndani historinë në copa,

Mos na e këputni lirinë në dysh!

Mos na thoni se lufta ishte krim.

Dhe UÇK-ja përtej gjykimeve,

Përtej emrave,

Përtej njerëzve

Mbetët në kujtesën e shqiptarit si emri i një kohe kur liria kërkonte guxon.

Sot mund të dënoni ata burra,

Mund ti mbyllni katër porta

Mund të shkruani mijëra faqe

Por s‘mund ti vini pranga një historie.

Oj Kosovë mos çajë!

Oj Kosovë mos u përkulë!

Ti ke qarë mjaft

Ke varrosur mjaft

Ke pritur mjaft.

Tani ngrihu!

Jo me urrejtje

Por me krenari.

Jo me hakmarrje

Por më të vërtetën.

Jo më heshtje

Po më zërin e atyre që nuk patën mundësi të flasin.

Se historia nuk shkruhet vetëm nga ata që mbajnë vulë.

Historia shkruhet edhe nga ata që mbajnë plagë..

Dhe plagët e Kosovës

Kanë emër

Kanë fytyra

Kanë nëna

Kanë varre

Kanë fëmijë

Kanë kujtime që nuk vdesin.

„ Tradhëtor, ti na nxive…“

Por këtë herë Kosova do tu përgjigjet:

 Unë kam qenë këtu dhe këtu do të jem.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Adrian Kamberi: KUR DËSHTON DIPLOMACIA, DËSHTON EDHE DREJTËSIA

100 vjet dhunë, vrasje, përdhunime e masakra. Prej derës së shtëpisë s’kemi pasë ku me …