Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023. Rastet e reja janë reduktuar për 12.5 për qind, nga 4 mijë e 165 raste në vitin 2023, në 3 mijë e 644 raste në vitin 2024. “Në vitin 2024, numri i vizitave në institucionet shëndetësore, kryesisht vizitave parandaluese, është rritur në të gjitha nivelet, qofshin ato në shëndetin primar, sekondar ose edhe në atë terciar. Tek të prekurit me sëmundje malinje dhe beninje vërehet një rënie e rasteve të reja (-12,5%), krahasuar me vitin 2023 (që ishin 4 165 raste të reja të prekura nga sëmundjet malinje dhe beninje) derisa në vitin 2024 ky numër ka rënie në 3 644 raste të reja.” – thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …