Në kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të Bashkësisë Islame të Kroacisë, i ftuar ishte edhe kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Me këtë rast, kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, duke mbajtur fjalimin e saj të rastit, në shenjë tolerance dhe harmonie fetare në vendin e saj, në një moment iu drejtua të pranishmëve duke i përshëndetur në mënyrën islame, me “Esselamu Alejkum”. Kjo shprehje ka nxitur reagimin e disa portaleve në gjuhën shqipe dhe përgjithësisht shtypit në Serbi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
