Limaj

Limaj: Kemi shënuar suksese por ende kemi shumë punë për të bërë

Në një intervistë për portalin “Zhurnal”.mk,  kryetari i Partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj duke folur për gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe në Kosovën Lindore ka deklaruar se aspiratat e shqiptarëve për çlirim  sollën formimin e UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe me ndihmën e NATO-, çështja shqiptare arriti përparime të mëdha por edhe tetë vjet pas pavarësisë së Kosovës ende kemi shumë punë për të bërë. Duke folur për Gjykatën Speciale, kryetari i NISMES, Fatmir Limaj  theksoi se me drejtësinë nuk mund të behet kompromis. Ai  akuzoi Tribunalin e Hagës që ngatërroi rolin, dhe  vend se  të  gjykonte fajtorin, gjykoi viktimën. Haga nuk e ka shqyrtuar asnjëherë se kush ishte fajtori kryesor i tragjedisë për fillimin e luftërave në ish- Jugosllavi, ka thënë mes tjerash, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …