leoni

Të vrarët Siri

Në Siri për çdo ditë vriten rreth 50 qytetarë dhe forca ndërluftuese, ndërsa plagosen dy fish më shumë

Burimet e Al-Xhazirës bëjnë të ditur se vrasjet e plagosjet në Siri janë të përditshme, pavarësisht se është shpallur armëpushimi. Ditë më parë aeroplanët ushtarakë të Rusisë kanë goditur një spital civil afër Halepit  dhe kanë vrarë 30 sirianë në mesin e tyre edhe shumë punëtorë shëndetësorë. I dërguari Special i OKB-së, në Siri, Stefan de Mistura, ka deklaruar se çdo ditë brenda 25 minutave vritet një  sirian, ndërsa në çdo 13 minuta plagoset një tjetër. Burimet botërore të informimit njoftojnë se nga fillimi i luftës, katër vjet më parë, në Siri janë vrarë më shumë se 350.000 sirianë, duke përfshirë në këtë mes viktimat civile dhe pjesëtarët e forcave ndërluftuese. Më shumë se gjysma e popullatës së këtij shteti me 23 milionë banorë ka ikur nga vendi, me qëllim për të mbijetuar nga lufta dhe kaosi që po mbretëron në Siri, kur regjimi vrastar dhe fashist i Bashar Assadit, pjesëtar i pakicës 10 për qind, alavite-shiite, me përkrahjen e Rusisë dhe të Iranit terrorizon shumicën myslimane-sunite.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 34 mijë e 183 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite po i vazhdon në Rripin e Gazës

Është rritur në 34 mijë e 183 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që …