Azem Syla

Avokati, Tomë Gashi konfirmoi se Azem Syla është kthyer në Kosovë

Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se Azem Syla i kërkuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, Azem Syla është kthyer në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se tash për tash nuk e di se ku do të dërgohet ai meqë nuk ka urdhër arrest për ta dërguar në Gjykatë. Azem Syla është këtu dhe do të presim tash për të pa se ku do të dërgohet, ndoshta në Prokurori, e jo Gjykatë sepse unë s’kam asnjë urdhër arrest për të”, ka thënë Gashi për mediet. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Azem Syla është i dyshuar për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nderon dëshmorët e Kosovës me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 17-vjetorin e Pavarësisë

Ramush Haradinaj nderon dëshmorët e Kosovës me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 17-vjetorin e Pavarësisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, do të zhvillon aktivitete për shënimin …