Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 shkurt, të drejtën për të votuar për herë të parë do ta kenë edhe 125 mijë e 852 shtetas të Kosovës

Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, të drejtën për të votuar për herë të parë do ta kenë edhe 125 mijë e 852 shtetas të Kosovës. Në këtë numër përfshihen edhe të rinjtë që arrijnë moshën 18 vjeçare në ditën e zgjedhjeve. Ky numër i votuesve të rinj, përbën 6% të numrit të përgjithshëm të votuesve, i cili është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues. Këto të dhëna janë bërë të njohura nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit, ky numër i votuesve të rinj krahasohet me zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në nivel vendi, ato lokale në vitin 2021. Lista e votuesve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, përmban 2 milionë e 75 mijë e 868 votues. Pra, kjo listë përfshinë shtetasit me të drejtë vote, përfshirë dhe ata/ato që arrijnë moshën 18 vjeç, qoftë edhe në ditën e zgjedhjeve, më 9 shkurt 2025. Në përgjithësi, në krahasim me zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë, zgjedhjet lokale 2021, numri i votuesve të rinj që do të mund të votojnë për herë të parë është 125 mijë e 852 votues. Pra, këta shtetas janë votues të rinj që kanë mbushur 18 vjet ndërmjet dy proceseve zgjedhore”, ka thënë Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …