Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Agresivitet i egër ndaj “Nënës Natyrë”, si në Kosovë ashtu në Shqipëri

Nëna-natyrë është personifikim greko-romak i natyrës që fokusohet në aspektet jetë-dhënëse dhe fisnike të natyrës duke e mishëruar atë, në formën e nënës. Sot ky koncept është universal dhe ekuivalent, në mbarë Botën.

Në të kaluarën jo të largët, populli Shqiptar, ishte i lidhur ngushtë me natyrën. Me të drejtë mund të thuhet, se e kishte aleatin kryesorë në të gjitha kohërat. Mu për këtë, populli i pagëzonte fëmijët e tyre me emërtime të natyrës, si psh. të maleve ku dominon emri Mal, Malësore, Gramoz, Tomorr, Korab etj. Pastaj të lumenjve si: Lumi, Drin, Shkumbin, Vjosë, Valbonë, etj. Të liqeneve si: Shkodran, Koman etj. Të detit Adriatik dhe Jon. Të shkëmbinjve: si Shpat, Guri, Granit, etj.

Në mes të popullit dhe natyrës ishte krijuar një aliazh i fortë, që nuk kishte forcë e gjallë tokësore, që do të mund ti ndante. Për të shkruar këtë lidhshmëri, do duhej një Mal apo një autostradë e gjatë me shkrim. Por gjithsesi duhet rikujtuar disa raste historike ku malet e kanë shpëtuar nga armiqtë shekullor serbo-sllav.

Fillimisht me dyndjen e sllavëve në tokat shqiptare, serbët vendosën në Prizren, ku përgaditeshin ta pushtojnë edhe Shqipërinë. Ata i ndërmarrin disa aksione, por nuk mund të depërtonin përtej alpeve shqiptare, falë këtyre maleve dhe vendosmërisë së këtyre trimave shqiptar sidomos atyre të Hasit, ushtria serbe nuk arrinte dot t’ia dali mbanë me malësorët shqiptar. Për këtë, Serbia këto alpe shqiptare i mallkon duke i quajtur “prokletije” Bjeshkët e nemura, sepse nuk mundi ti kalonte dot. Dhe pas pak kohësh vie perandoria Osmane, ku përfundimisht në betejën e Gazi-Mestanit e mposhti ushtrinë serbe, sipas historisë dhe gojë-dhënave serbe thuhet se lumi Llap dhe Sitnicë ka shkuar i tëri në gjak të ushtarëve serb, nga ushtria Otomane. Unë, nuk dua të parafrazoj asgjë, por personalisht e kam pas një duel verbal me një historian serb për këtë çështje, unë i pata thënë: “Ju jeni ardhacak në Ballkan”.

Pastaj, ngjarja historike e Lumës, ku populli shqiptar me ndihmën e natyrës, me gurë dhe armë të tjera, i shkaktojnë humbje katastrofike ushtrisë serbe. Këtë katastrofë ushtarake serbia e fshehë qëllimisht sepse ishte kjo humbja e tyre më e madhe pas asaj kundër ushtrisë otomane.

Kulminacioni i maleve si aleat i shqiptarëve ishte kur lindi UÇK. Ajo si fole të shqipeve të vetmin aleat i kishte malet. Kurorëzimi i gjithë kësaj, ishin malet e Berishës, ku kurrësesi këmba serbe nuk mundi të shkelë. Dhe nga ato male herioke përhapej Zëri i Lirisë.

Pas tranzicionit politik, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, fillon një degradim i çmendur politik i ndihmuar nga Serbia dhe Greqia, me ç’ rast nuk i shpëtoj as “nëna-natyrë”. Sot, për fat të keq jemi dëshmitarë të drejtëpërdrejtë, të një shkatërrimi të pa mëshirshëm të natyrës, sidomos malet janë bërë shënjestër e këtyre banditëve, që nuk lënë gjë pa shkatërruar para vetës.

Unë nuk i kuptoj këta njerëz, të cilët pa fije turpi dhe nderi i vejnë zjarrë maleve duke i shkatërruar në mënyrën më agresive. As një krijesë tjetër tokësore nuk do ta bënte një gjest të tillë të shëmtuar, siq janë këto kohëve të fundit, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Malët konsiderohën si mushkërit e njeriut, lind pyetja a kanë mushkëri këta njerëz, apo janë krijesa artificiale.

Përveç kësaj marrzie ndaj pyjeve, edhe lumenjtë nuk janë në gjendje hiq më të mirë. Nuk e di a ka ndonjë lum në Kosovë dhe Shqipëri, që nuk i’u kanë nënshtruar ndotjeve më të pista, pastaj gërryerjes së shtratit të lumenjëve, ku në mënyrë ilegale eksploatohër rëra dhe zhavori. Për, rrjedhojë shpashherë këta lumenj dalin nga shtrati duke shkaktuar erozion të tokës. Kohëve të fundit vërehet një rregullim totalisht i pa kuptimtë i shtretërve të lumenjëve. Po e marrë si shembull lumin Llap, ku iu është rregulluar shtrati i lumit nga fshati Lluzhan deri afër Besisë, kjo pjesë njihë si gryka e Llapit. Në shikim të parë ai duket mirë, sepse anës së lumit janë vënë gurë të vendosur në rrjeta metalike. Por, kjo punë ësht e kotë sepse janë janë shkulur të gjithë drunjët rreth lumit si Shelgu, Plepi dhe disa pemë të tjera, që rritën anës së lumenjëve. Vetëm drunjët si Shelgu, Plepi, pishat, etj mund ta mbrojnë tokën afër lumenjëve nga erozioni. Kurrsesi ata gurë në rrjeta metalike. Çmenduria nuk ka fund.

Ndotjes së ambientit në masë të madhe po i ndihmon edhe ndërtimi i autostradave, jashtë çdo kriteri ambientalist. Dihet mirëfilli, se autostradat i ndërton zhvillimi ekopnomik, në Kosovë ndodhë e kundërta, e cila lë vend për çdo dyshim. Në gjithë botën demokratike për rreth rrugëve magjistrale dhe autostradave, anës se rrugëve mbillën pemë të ndryshme, për pastrimin e ajrit, si dhe për ti penguar shoferët që të kenë dukshmëri anash, sepse kjo sjellë pasoja fatale në njerëz. Sot jemi dëshmitar të kësaj dukurie shqetësuese.

Bazuar në të gjitha këto agresivitete ndaj natyrës, me theks të veqantë në Kosovë, me keqardhje mund të ipet alarmi për ndotje të ambijentit. Ajri i ndotur, mund të jetë “vrasësi” kryesor, kjo po vërehet me shumë sëmundje kronike. Më të rrezikuari janë fëmijët dhe të moshuari, imuniteti i të cilëve është më ndieshëm. Ku një i moshuar tha: për shkak të ajrit të ndotur mushkërit i kam copë-copë. Kurse unë por sa të hapet dera e aeroplanit në Prishtinë i vërej grimcat e thëngjillit nga TC-et e Kosovës, automatikisht mushkërit e mia vëhën në vështërsi për frymë marrje, kjo zgjat deri sa t’i afrohem Grykës së Llapit, aty i vërej mushkërit e mija se si me lehtësi e bëjnë frymëmarrjen.

Natyra i sjellë lumturi njeriut. Në vend të lumturisë dhe gëzimit, në mënyrë të heshtur po ndodhin fatkeqësi me vuajtje të popullatës. Gjithë këti marifetëllëku po i paraprinë politika korruptive me pasoja shëndetësor. Këtyre politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të tyre po u drejtohem hapur me këto fjalë: Ju mund të blini gjithëçka, por mbajeni mend mirë, se shëndetin nuk mund ta blini me para.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …