Komunikatë për shtyp nga OJQ, “Familja dhe Shpresa”

Një delegacion i OJQ-së «Familja dhe Shpresa» do të pranohet në takim nga kryeministri, Haradinaj

Një delegacion i OJQ-së nga Klina «Familja dhe Shpresa»  i kryesuar nga Kryetarja Zana Bytyqi-Geci, të martën, më 23 Prill në ora 11:30 do të pranohet né një takim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës , Zotëri Ramush Haradinaj, në zyren e tij. Zana Bytyqi-Geci dhe tre anëtare të tjera të shoqatës do t’i prezantojnë kreut të qeverisë të gjitha kërkesat dhe dërgesat publike që « Familja dhe Shpresa » iu kanë dërguar krejt krerëve të institucioneve të vendit, krerëve të partive politike parlamentare dhe deputetëve të mëparshëm të legjislativit të vendit për të plotësuar ligjin e gushtit të vitit 2015 për gjykatën speciale në mënyrë që kjo gjykatë të gjykojë kriminelët e Serbisë për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës; vrasjen e 13,000 civilëve, përdhunimin e 20,000 grave e vajzave e deri tek shkatërrimi e plaçkitja e pronës private dhe shoqërore të Kosovës gjatë luftës 1999-1999 për liri dhe pavarësi.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …