Gani Dreshaj për dy shalqinj, disa shegë, domate etj, ka paguar 78 euro, aq sa gjysma e pagës mujore e një veterani

Gani Dreshaj për dy shalqinj, disa shegë, domate etj, ka paguar 78 euro, aq sa gjysma e pagës mujore e një veterani

Gani Dreshaj i AAK-së është pezmatuar për disa perime të blera nga një shitës ambulant, të cilat  i kanë kushtuar 78 euro. “Nuk është me rëndësi vlera e paguar, sa është për keqardhje që kaq shumë vite pas lufte, e shtetësie, ende marketet tona paguajnë pa kupona fiskalë, pa çmime të produkteve e pa dhënie llogarie tek blerësi” ka shkruar ai. Dreshaj ka blerë dy shalqinj, disa shegë, domate dhe kumbulla te terura dhe ka paguar 78 euro, aq sa gjysma e pagës mujore të një veterani. Me ato para që ka  paguar Dreshaj, duke blerë shalqinj në pranverë, një familje skamnore blen 100 kilogramë miell, pastaj vaj, kripë, sheqer  e artikuj të tjerë elementarë për një muaj. Zyrtari i Kosovës që shpenzon 80 euro në ditë për një shportë “qejfi” jo të domosdoshme për jetë, por për luks, ankohet për çmime të larta, duke denoncuar veten publikisht se sa shpenzon ai dhe të tillë si ai në shportat e tjera të luksit për 29 ditët e tjera të muajit, nëse e shumëzojnë 80 euron ditore.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …