Sot nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mbahet Akademi me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”. Akademia mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë në orën 16:00. Kujtojmë se Batalioni, “Atlantiku” me vullnetarë shqiptarë amerikanë të cilët hynë në frontet e luftës në Kosovëky ka qenë një moment i rëndësishëm i historisë së diasporës shqiptare dhe atdhedashurisë pasi për një kohë të shkurtër u rreshtuan 472 vullnetarë në kuadër të këtij Batalioni.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
