Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut Agron Kuçi, është organizuar Turneu Tradicional “KUPA E QYTETEVE”

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut Agron Kuçi, është organizuar Turneu Tradicional “KUPA E QYTETEVE” kushtuar Heronjëve të Kombit “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha „. Në këtë turne klubi i futsalit Juniku plasohet në finalen e madhe te turneut memorial ku në palestrën sportive Ereniku ne Junik, morën pjesë 3 qytete Gjakova, Deçani dhe Juniku. Gjithashtu një ndeshje miqësore është zhvilluar në mes të Veteranëve të Drenicës dhe Veteranët e Junikut, në këtë ndeshje fitues dolën Veteranët Junikas. Ndërsa finalja e madhe do te zhvillohet ndërmjet Klubit të futsallit Juniku dhe Klubit të futsallit Prishtina 01, në Prishtinë me datë 31.01.2019.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …